Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti sot kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, në Pallatin Vahdettin në Stamboll, transmeton Anadolu.
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, të dy liderët vazhduan me një takim bilateral.
Në takimin me dyer të mbyllura morën pjesë ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kaln, Drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor i presidentit Akif Çagatay Kiliç.
Pas takimit bilateral, pritet që liderët të zhvillojnë edhe një takim në nivel delegacionesh.
Erdogan dhe Sharif gjithashtu do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.






