Erdoğan: Puset në Detin e Zi nuk do të jenë të fundit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se nxjerrja e gazit në Detin e Zi në të ardhmen e afërt do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga burimet e huaja, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një video-konferencë në ceremoninë e ndezjes së flakës së parë nga gazi natyror të eksploatuar nga rezervat në zonën Sakarya, të cilën Turqia e zbuloi së fundmi, Erdoğan tha se puset në Detin e Zi nuk janë të parat dhe nuk do të jenë të fundit.

“Ata u përpoqën të na ndalojnë me sanksione, kërcënime, shantazhe dhe kanosje, por ne nuk miratuam asnjërën prej tyre. Nuk devijuam asnjë hap nga qëndrimi ynë vendimtar”, tha presidenti turk.

Sipas tij, sot ata ndezën flakën e parë të gazit nga Deti i Zi, të cilin e zbuluan për herë të parë dhe filluan të nxjerrin qindra metra nën tokë.

“Ata që përpiqen të ulin vlerën e gazit që kemi zbuluar me pretendime të pabazuara duhet t’i hedhin një vështrim të mirë këtij zjarri që kemi ndezur”, tha Erdoğan.

Ai më tej shtoi se ata që mbajnë dorën miqësore të Turqisë, e cila është vendi më i fortë në rajon në aspektin politik dhe ekonomik, kanë qenë gjithmonë fitimprurës.

Gjithashtu ai foli edhe për zjarrin në rrethin Manavgat, në provincën turke të Antalyas.

“Incidenti do të hetohet në të gjitha dimensionet e tij dhe të gjitha llojet e mbështetjes do t’u jepen qytetarëve tanë që u dëmtuan nga zjarri”, shtoi Erdoğan.