Erdoğan: Rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2021 do të jetë shumë më e lartë se pritjet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pakoja e katërt e reformës gjyqësore të Turqisë së shpejti do t’u paraqitet deputetëve të parlamentit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pakoja e katërt gjyqësore, e cila përbën një lidhje të re në përpjekjet tona të reformës, do të paraqitet së shpejti në parlamentin tonë”, tha Erdoğan para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillimit (AK Parti).

Ai theksoi se pakoja e katërt do të përfshijë disa risi “shumë të rëndësishme” për të ndihmuar njerëzit përballë gjyqësorit administrativ dhe për të rritur garancitë në procedurat penale.

“Menjëherë pas kësaj, ne do të fillojmë përgatitjet për pakon e pestë gjyqësore”, shtoi Erdoğan.

Në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme për të hartuar një Kushtetutë të re të Turqisë për të zëvendësuar atë të epokës së grusht shtetit, ai tha: “Kushtetuta e re do të dalë nga ndërgjegjja dhe pikëpamjet e kombit dhe do të jetë trashëgimia më e vlefshme që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm”.

Erdoğan deklaroi nëntorin e kaluar se administrata e tij do të miratojë reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe gjyqësor me hapa të rinj për të rritur standardet e të drejtave dhe lirive demokratike.

Presidenti i Turqisë gjithashtu u shpreh se “beson që rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2021 do të jetë shumë më e lartë se pritjet”, duke shtuar se “për sa kohë që ne ushqejmë unitetin, bashkimin dhe vëllazërinë tonë, asnjë skenar nuk mund ta heq Turqinë nga rruga drejt qëllimeve të saj”.

Erdoğan përsëriti se zgjedhjet në Turqi do të mbahen në qershor të vitit 2023, siç janë planifikuar.

Duke folur rreth krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), Erdoğan tha se “gjatë periudhës së pandemisë patëm mundësinë që të testojmë edhe një herë fuqinë dhe ndikimin e sistemit tonë të shëndetësisë”.

Duke rikujtuar se Turqia gjatë 19 viteve ka shkatërruar të gjitha burimet e disponueshme të organizatave kriminale dhe i ka shkatërruar ato një nga një, presidenti Erdoğan tha se në 3 vitet e fundit policia turke në mbi 530 mijë operacione ka arrestuar mbi 750 mijë të dyshuar për trafikim droge.

“Ne i ndjekim anëtarët e bandave kriminale kudo që ikin në botë. Ashtu si anëtarët e FETO-s, PKK-së, edhe këto kriminelë nuk do t’i lëmë derisa t’i sjellim në vendin tonë dhe t’ia dorëzojmë gjyqësorit”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu u shpreh se “planifikojmë që avionin tonë luftarak pa pilot ta fluturojmë në qiellin tonë në vitin 2023”, duke shtuar se aktualisht 180 mjete ajrore pa pilot Bayraktar po shërbejnë në katër vende të ndryshme bashkë me Turqinë. /aa