Erdoğan: Sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve “çnjerëzore dhe barbarizëm”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve që duhet të mbrohen, si dhe zhvendosja e njerëzve është “çnjerëzore dhe barbarizëm”, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan njoftoi se shefi i diplomacisë turke dhe shefi i inteligjencës u angazhuan në bisedime për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, me përpjekje të përbashkëta me Katarin.

Ai tha se Turqia shpreson të arrijë sa më parë rezultate pozitive në shkëmbimin e pengjeve, duke shtuar: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm”.

“Prioriteti i Turqisë është armëpushimi i menjëhershëm në Gaza dhe dërgimi i papenguar i ndihmave humanitare”, theksoi Erdoğan.