Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i dhunës mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij mund ta zhysë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë rajonal.
Erdogan dënoi sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit të tij dhe kërcënim për paqen rajonale. Ai theksoi se Turqia i konsideron të rrezikshme veprimet që mund të çojnë në destabilizim të mëtejshëm.
Njëkohësisht, presidenti turk kritikoi edhe kundërpërgjigjen e Iranit me dronë dhe raketa drejt vendeve të Gjirit, duke e quajtur të papranueshme dhe duke paralajmëruar se vazhdimi i përshkallëzimit mund të shkaktojë një krizë më të gjerë.
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump premtoi shkatërrimin e arsenalit raketor të Teheranit dhe ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore. /mesazhi








