Erdogan takohet me të rinjtë e ardhur nga 81 qytete të Turqisë – VIDEO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me të rinjtë nga 81 rrethe të vendit në stadiumin “Adana e Re”.

Në fjalimin e tij këtu, Erdogan deklaroi se kjo rini është ajo që do ta bëjë Turqinë të arrijë qëllimet e saj dhe të ndryshojë botën dhe theksoi se rinia luajti një rol të madh në zmbrapsjen e tentativës për grushtshteti të 15 korrikut 2016.

“Çdo arritje e Turqisë duke sfiduar “shtatë botët” kur është e nevojshme, është për shkak të qëndrimit të nderuar të të rinjve tanë me këto tipare, përpjekjeve të tyre të virtytshme dhe arritjeve të tyre”, tha Erdogan.

Duke theksuar se ata i thurën të gjitha ëndrrat së bashku me rininë, i vendosin synimet me të rinjtë dhe i bëjnë të gjitha përgatitjet në përputhje me rrethanat, Erdogan tha: “Ne do t’i përgatisim të rinjtë për një të ardhme plot suksese në universitete, arsim të mesëm, arsim dhe sport”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Presidenti Erdogan tha se ata kanë luftuar me sukses kundër organizatave terroriste, pasi kanë bërë që të gjithë në vend të arrijnë aspiratat e tyre për të drejta dhe liri, dhe shtoi: “Ne po e çojmë Turqinë drejt qëllimeve të saj. Ne do të realizojmë synimet tona të së ardhmes së bashku me ju dhe do të ndërtojmë vizionet tona së bashku me ju.”

Duke deklaruar se po japin mesazhe vëllazërimi me të rinjtë që vijnë nga 81 provinca në Adana, presidenti tha: “Ne patjetër që nuk do të pranojmë të shkaktohet përçarje mes të rinjve tanë”. /trt