Erdogan: Të vazhdojmë përpjekjet diplomatike derisa të garantohet paqja midis Rusisë dhe Ukrainës

Jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet diplomatike derisa të garantohet paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim të transmetuar në kanalin televiziv TRT.

”Në të ardhmen e afërt, shpresojmë të marrim lajme inkurajuese në bisedime dhe kontakte në të gjitha nivelet, përfshirë liderët”, shtoi ai.

”Ankaraja do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi presidenti. /atsh