Erdogan: Turqia po kërkon armë bërthamore

Presidenti turk Rexhep Tajip shprehu zhgënjimin e tij për mohimin e së drejtës së posedimit të armëve bërthamore që aktualisht zotërohen nga kombet e tjera.

“Ata thonë se nuk mund të kemi raketa bërthamore, ndonëse shumë prej tyre i kanë ato. Këtë, unë nuk mund ta pranoj, ”tha Erdogan.

Duke theksuar se Turqisë i ishin mohuar marrëveshjet e armëve nga kombet aleate, presidenti turk tha se kjo e kishte detyruar vendin që të prodhonte armët e veta.

“Ne kërkuam bomba të avancuara nga ish-Presidenti amerikan Barak Obama, i thamë që ne kemi nevojë për to, por ata nuk na i dhanë. Ne e kemi pyetur pasardhësin e Obamës, Donald Trump, por asnjë përgjigje nuk ka ardhur prej tij. Kështu që ne po i bëjmë ato vetë, “tha Erdogan.

Turqia gjithashtu do të fillojë prodhimin e një lloji të ri të dronëve të armatosur në të ardhmen e afërt, tha presidenti turk.

Deklarata e Erdoganit erdhën mes raporteve për një lëvizjeje të re politike konservatore të udhëhequr nga ish aleatët e presidentit, ish-Zëvendës Kryeministri Ali Babacan dhe ish-Presidentin Abdullah Gül.

Komentuesit në Turqi kanë spekuluar se ardhja e e kësaj lëvizjeje do të shoqërohet edhe nga ish-kryeministri, Ahmet Davutoğlu. /Mesazhi/

(Teksti i kopjuar duhet referuar)