Erdogan: Turqia po përpiqet t’u thotë “stop” ecurive të gabuara në botë – VIDEO

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë festive të 569-vjetorit të ngadhënjimit mbi Stambollin, organizuar në Aeroportin “Ataturk”.

Erdogani e nisi fjalimin e tij me thënien e famshme të Profetit Muhamed(a.s.) për ngadhënjimin e metropolit më të madh të Turqisë: “Stambolli (Kostandinopoja) patjetër që do të ngadhënjehet një ditë. Sa i madh ai komandant që do ta ngadhënjejë dhe sa e madhe ushtria e tij.”

“Ndërsa kërcitjet që vijnë nga kupola e botës, herë shfaqen si epidemi, herë si fatkeqësi natyrore, herë si zi buke dhe herë si gjakderdhje, çfarë themi ne pikërisht me këtë ndjesi? A është kjo situatë në Rusi, Ukrainë tani? A është kjo një katastrofë? Çfarë po bën Turqia përballë gjithë këtyre fatkeqësive? Po bën përpjekje për t’i thënë «stop» kësaj ecurie të gabuar. Ne themi «stop» në Siri, Irak e Libi. Themi «stop» në Mesdhe e Egje. Ne themi «stop» në Ukrainë e Krime, themi «stop» në Bosnjë e Ballkan. Ne themi «stop» në Karabak e Kaukaz, themi «stop» në Palestinë, Turkistan e Arakan. Ne u themi «stop» edhe aparateve të kësaj kupole të errët në vendin tonë”, potencoi ai.

Sipas tij, metodat e luftës në botë po bëhen gjithnjë e më të ndryshme, më komplekse dhe më të sofistikuara.

“Prandaj ne duhet t’i rrisim fëmijët tanë të fuqishëm në aspektin fizik, të qëndrueshëm e të pasur në aspektin shpirtëror dhe të ndritur në aspektin mendor”, u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash. /trt