Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se bashkëpunimi me Egjiptin po kontribuon në stabilitetin rajonal dhe se Ankaraja dëshiron ta shfrytëzojë këtë bashkëpunim në mënyrë efektive në fushën e investimeve dhe tregtisë, raporton Anadolu.
“Ne do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në përputhje me objektivin tonë për vëllimin e tregtisë dypalëshe prej 15 miliardë dollarësh”, tha Erdogan gjatë seancës përmbyllëse të Forumit të Biznesit Turqi–Egjipt në Kajro.
Erdogan gjithashtu falënderoi Egjiptin për bashkëpunimin në dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe tha se Ankaraja dëshiron të punojë me Kajron për rindërtimin e Gazës.



