Erdogani firmosi dekretin për dërgimin e trupave në Katar

Një komunikatë me shkrim e presidencës rikujton se dy ligjet në fjalë përfshijnë marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve lidhur me “Bashkëpunimin në Trajnimin dhe Stërvitjen e Xhandarmërisë” dhe “Vendosjen e Trupave Turke në Territorin e Katarit”.

Me dekretimin e këtyre ligjeve, në Katar do të vendosen më shumë se 5 mijë trupa turke.

Në kuadër të kësaj të dyja vendet do të bashkëpunojnë në këto çështje:

-Trajnime në temat që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme, luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar, trajnime mbi ndërhyrjen (e forcave të rendit) në ngjarjet sociale, trajnim për policinë ushtarake dhe emërimin e ekipit të lëvizshëm të trajnimit,

-Kurse që do të ofrohen reciprokisht në shkollat, qendrat e trajnimit dhe repartet e palëve,

-Ndihmë e ndërsjellët në përmirësimin e pajisjeve që do të përdoren në trajnime dhe e materialeve ndihmëse në stërvitje,

-Shkëmbim i përvojave dhe njohurive në çështje të përbashkëta dhe bashkëpunim në çështjet teknologjike,

-Sigurimi i “shërbimeve të konsulencës” me qëllim transferimin e njohurive dhe përvojës në çështjet mësimdhënie-nxënie dhe tekniko-logjistike,

-Dërgimin e personelit për trajnime dhe kurse në institucionet e arsimit dhe trajnimit të Shtatmadhorisë turke.