Erërat e forta, KEDS: Ekipet tona po punojnë në furnizim sa më parë me energji elektrike

KEDS ka thënë se ekipa e tyre është mobiluar në terren shkaku i erërave që filluan para pak orësh në rajonin e Pejës, Gjakovës e Prizrenit, së fundi edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

KEDS ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët për ndërprerjet të energjisë elektrike elektrike në disa vende për shkak të kushteve atmosferike, duke thënë se janë duke punuar për të kthyer sa ma parë furnizimin.

“Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, disa Dalje u afektuan, megjithatë falë përkushtimit të kolegëve tanë në KEDS ato gradualisht po vihen në funksion, bashkë me to edhe furnizimi me energji elektrike për konsumatorët e afektuar. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar dhe i sigurojmë se ekipet tona po përkujdesen që të gjithëve t’u kthehet furnizimi me energji elektrike sa më pare”.