Escobar nesër në Prishtinë – takohet me presidenten Osmani

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë nesër në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentes përmes një njoftimi për media.

“Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se pas takimit Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media.

Ndryshe është raportuar se përveç takimit me Osmanin, Escobar pritet të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët opozitarë.