Estonia: Uniteti europian ndaj Ukrainës po bëhet gjithnjë e më i vështirë

Kaja Kallas

Uniteti europian po rezulton gjithnjë e më i vështirë për t’u ruajtur përballë ndikimit të luftës; inflacionit të lartë dhe standardeve të jetesës në të gjithë kontinentin, ka thënë kryeministrja e Estonisë, shkruan The Guardian.

Kaja Kallas kritikoi gjithashtu presidentin francez, Emmanuel Macron, për përpjekjen për t’i ofruar Vladimir Putinit një rrugëdalje diplomatike nga konflikti, duke thënë se efekti i vetëm ishte t’i siguronte liderit rus besimin se ai nuk do të izolohet ose të përballet me drejtësinë për krimet e luftës.

“Ne jemi në një pikë kur sanksionet po fillojnë të na dëmtojnë,” tha Kallas. “Në fillim sanksionet ishin të vështira për Rusinë, por tani po vijmë në një pikë kur sanksionet janë të dhimbshme për vendet tona, dhe tani pyetja është se sa dhimbje jemi të gatshëm të durojmë.

Është e ndryshme për vende të ndryshme. Uniteti është shumë i vështirë për t’u mbajtur. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të inflacionit të lartë dhe çmimeve të energjisë.”

Gazi mund të jetë i shtrenjtë, por liria është e paçmuar. Njerëzit që jetojnë në botën e lirë nuk e kuptojnë vërtet këtë”.

Ajo tha se si adoleshente ishte çliruar nga një burg totalitar rus – Estonia u aneksua nga BRSS deri në vitin 1991.

“Unë e di se si është dhe kjo është përvoja e vendeve qendrore dhe lindore,” tha ajo.

Por kjo është një përvojë që nuk e kanë disa vende të Europës Perëndimore. /abcnews.