Faktorët që ndërtojnë një qytetërim

Prof. Malik ibn Nebij (r.a)

Mendimtari i njohur kolosal Malek bin Nebi, kishte radhitur formulën e civilizimit në ekuacionin e mëposhtëm:
Njeriu + dheu + koha = Civilizim
Mirëpo, sipas tij, ky ekuacion nuk jep frytet e duhura përveç nëse kemi një reaktor ose një përbërës, i cili i integron këto elemente dhe u jep atyre shpirt, që sipas tij është feja, ose siç e quan ai elementi moral, pavarësisht nëse kjo fe është vërtet qiellore, siç është Islami, ose një besim apo parim që për ithtarët e tij e arrinë rolin e fesë.
Qytetërimi nuk bëhet duke i grumbulluar dhe blerë produktet e të tjerëve, por duke zgjidhur problemin me këta tre faktorë: njeriu, toka dhe koha.