Falja e Bajramit për herë të parë në fushën e një klubi futbolli anglez – VIDEO

Rreth dy mijë njerëz morën pjesë në faljen e Bajramit në stadiumin Ewood Park të Blackburn Rovers, duke u bërë kështu hera e parë që namazi i Bajramit u fal në një fushë të një klubi futbolli anglez.

“Ne jemi shumë mirënjohës për Blackburn Rovers që hapi dyert e tyre që ne të falemi në fushë” thotë Imami Wasim Kempson.

Blackburn Rovers është klubi i parë anglez i futbollit që organizon faljen e Bajramit në stadion.