Familja gjëja më e shenjtë që ka njeriu…

Kur Zoti e krijoi njeriun e parë në tokë mashkull, menjëherë e krijoi gruan e tij në mënyrë që të gjejnë prehje tek njëri tjetri dhe nga këtu ishte zanafilla e gjith njerëzimit duke u shtuar në popullsi e fise të ndryshme.
Kjo është familja gjëja më e shenjtë që ka njeriu.
Kush mendon ta ndajë në role të caktuara dhe me logjikën e vetë ta coptojë familjen e ka shumë gabim.
Kush mendon ta turbullojë kokën e adoleshenteve se gjoja ajo mund të bëhet nënë vetë ( në forma moderne ) le ta dijë se ka shkatërruar mendjen e sajë.
Përsëris: nëse burri na qenka kryefjala në shtëpi atëherë gruaja është kallzuesi.
Gruaja gëzon të drejtat që ia ka dhënë Zoti, madje besimtareja asnjëherë nuk ka në kokën e sajë pikëpyetje siç ka pala tjetër feministe se a thua vallë gjithçka është në rregull me te derisa kufinjtë jetësore dhe ligjet në raport me burrin dhe familjen i ka nxjerrë nga perlat kuranore nga Krijuesi i Cili askujt si bën padrejtësi, madje po të ia linte njeriut të caktonte kush ku e ka vendin do bëhej luftë ndërnjerëzore.
Kështuqë apeloj që mos i turbullohet koka gruas besimtare me ide të mykura të cilat nuk kanë asnjë bazë dhe asnjë pikë logjike!

Emine Bajrami