Faraoni dhe “krijimi” i dhisë

Faraoni ishte person i zakonshëm si çdo udhëheqës tjetër shtetëror, si dhe Hamani ishte shumë i zgjuar si çdo ministër apo këshilltar qeveritar, sa herë që Faraoni binte në telashe, Hamani e tërhiqte atë nga ajo!!!
Një ditë erdhi një plakë e cila donte që Faraoni të ringjallte dhinë e saj të ngordhur 🐐, sepse Faraoni pretendonte se ai është Zot që jep jetë dhe vdekje!!!
Hamani i dha asaj një dhi në vend të dhisë së saj të ngordhur me pretekstin se Faraoni tani është i zënë duke krijuar një deve 🐪.
Në fund të ditës Faraoni e pyeti Hamanin për ditën e tij, Hamani i tregoi historinë e gruas së moshuar e cila erdhi duke kërkuar të ringjallte dhinë 🐐 e saj të ngordhur, Faraoni u tmerrua nga ajo që dëgjoj.
Hamani i tha, qendro i sigurt, i dhashë një dhi tjeter dhe i thashë që gjatë kësaj periudhe ishe i zënë duke krijuar një deve 🐪.
Këtu Faraoni mori frymë thellë dhe tha:
Ah sikur ta dije Haman sa e veshtire eshte te krijosh deve 🐪.
Në ketë rast Hamani tha fjalën e tij të famshme:
A edhe Hamanit o Faraon?!

Përshtatur nga arabishtja
Korab Hajraj