Feja nuk është një pikturë që vendoset në mur, as tesbih që rrotullohet mes gishtave, as një ajet që shkruhet në mur për ta zbukuruar vendin.
Feja është shumë më e thellë se kaq…
Feja është të qenit i sinqertë kur të tjerët gënjejnë, të jesh i drejtë kur egoja merre anë,
i mëshirshem kur ke mundësinë të dëmotosh,
dhe i virtytshem kur lakmia është e pranishme.
Feja nuk matet vetëm me numrin e sexhdeve, por me ndikimin e këtyre sexhdeve mbi zemrën.
As me numrin e umreve, por me thellësinë e pendesës pas tyre.
Mund të falësh namaz dhe të folësh keq për të tjerët.
Mund të agjërosh dhe të jesh i padrejtë.
Mund të bësh haxh dhe të kesh mendjemadhësi.
Atëherë, ku është feja?
“Feja është moral. Ai që humb moralin, humbet fenë, pavarësisht sa shumë adhurime bën.”
Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Nga ju më i dashuri tek unë dhe më afër me mua në Ditën e Kijametit është ai që ka karakterin më të mirë.”
O miku im, feja nuk duket në mjekrën tënde,
por në gjuhën tënde.
As në rrobat e tua, por në zemrën tënde.
Bëhu i bukur në karakterin tënd…
sepse ai është shprehja më e sinqertë e besimit tënd.
Dr. Mustafa Mahmoud, nga libri Feja dhe Jeta







