Fëmijët e humbur, nis projekti për identikitet e tyre si të rritur

Për herë të parë, ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me “Alo 116”, Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët, kanë realizuar identikitin e Bleona Matës sot, me foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël.

Në sajë të këtij imazhi të ri, ditët e fundit kanë nisur kërkimet për këtë minorene që rezulton e zhdukur.

Sipas Mirgit Vatës, drejtori i Linjës së Këshillimit, “Alo 116” do të nisë nga puna për krijimin e identikiteve të tjera për 5 fëmijë të zhdukur vitet e fundit.