Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fëmijët palestinezë të liruar nga burgjet izraelite dalin të traumatizuar

Fëmijët palestinezë të liruar nga burgjet izraelite dalin të traumatizuar

Ayed Abu Eqtaish

Më shumë se 350 të mitur palestinezë mbahen aktualisht në qendrat e paraburgimit ose burgjet ushtarake izraelite, ndërsa rreth gjysma e tyre janë arrestuar pa akuza.

Ayed Abu Eqtaish, drejtor i Organizatës SEYAJ për Mbrojtjen e Fëmijëve, tha se arrestimi, marrja në pyetje, keqtrajtimi dhe burgosja janë përvoja tepër traumatike për fëmijët.

Sipas tij, trajtimi i palestinezëve në burgjet izraelite është përkeqësuar ndjeshëm që nga tetori 2023. Fëmijët që lirohen nga paraburgimi dalin shpesh “të shkatërruar” psikologjikisht.

Eqtaish theksoi se nevojat për mbështetje psikologjike janë shumë të mëdha, por burimet në dispozicion janë tepër të kufizuara.

Ai tha se më parë psikologët përpiqeshin t’i ndihmonin fëmijët të riktheheshin në jetën normale, ndërsa tani detyra e tyre është t’i ndihmojnë të dalin nga pasojat e rënda psikologjike të përjetuara në burgje.

“Besoj se çdo fëmijë ka nevojë për mbështetje psikologjike, por nuk ka program për t’i përmbushur këto nevoja”, tha ai. /mesazhi