Ferizaji, Shtimja dhe Kaçaniku do të mbesin pa rrymë për një javë

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), me anë të një komunikate për media bënë të ditur se nga 10 qershori deri më 17 Ferizaji, Shtimja dhe Kaçaniku do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

“KEDS sqaron se në bazë të kërkesës së KOSTT dhe për shkak të punimeve të kësaj kompanie në rrjetin e Tensionit të Lartë, distrikti i Ferizajit, ku hyjnë Ferizaji me rrethinë, Kacaniku dhe Shtimja do të kenë reduktime nga data 10 qershor deri me 17 qershor të cilat do të varen edhe nga kërkesa për energji elektrike”.

“Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për rehabilitimin e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë, ndërsa transformatorët energjetik T2 (110/35 kV ) dhe T3 ( 110/10 kV ) do të jenë në operim. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion nga ora 09:00 deri në orën 14:00 si dhe nga ora 20:00 deri në orën 23:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Sipas KEDS reduktimet në orët e apostrofuara mund të jenë edhe gjatë orëve tjera nëse kërkesa për energji elektrike është më e lartë, por mund të jetë edhe më e zbutur.

“Këto njoftime do të bëhen në vazhdimësi në ëeb sajtin e KEDS-it, www.keds-energy.com. Ndalesat parashihet të jenë dyorëshe”, thuhet në komunikatën e KEDS.