Ferrari 250 GTO i vitit 1962 tani mban rekordin për Ferrarin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand

Ky model i Ferrarit tani mban rekordin si Ferrari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand, megjithëse nuk ishte në gjendje të mposhtte çmimin më të lartë të shitjes, i cili thuhet se u vendos nga një model i Ferrarit të vitit 1963 në 2018 i shitur për 70 milionë dollarë.

Ferrari 250 GTO vendosi një çmim të ri në ankand për prodhuesin italian të makinave duke u shitur për 51.7 milionë dollarë në një ankand në New York, por ishte larg pritjeve dhe nuk arriti të mposhtë çmimin më të lartë të të gjitha kohërave për shitje të makinave, shkruajnë mediat e huaja.

Siç raportojnë mediat, për ta bërë modelin më të rrallë, Chassis ishte një nga vetëm 250 GTO të pajisur me një motor më të madh 4.0 litra V12, në vend të standardit ‘Colombo’ 3.0 litra V12.

Sipas RM Sotheby, 250 GTO mund të shitej për më shumë se 60 milionë dollarë, duke mposhtur kështu çmimin ekzistues të shitjes në një ankand.

Megjithëse oferta u hap me 34 milionë dollarë, çmimi përfundimtar arriti në 51.7 milionë dollarë duke ia bashkangjitur tarifat e ankandit.

Sidoqoftë nuk arriti të mposhtë rekordin ekzistues për makinën më të shtrenjtë të shitur në ankand, rekord ky i mbajtur nga Mercedes-Benz i cili u shit në vitin 2022 për 135 milionë dollarë.