Fiat prezanton dy versione të reja të modelit 500e, Beaty dhe Music

Fiat ka prezantuar dy versione të reja të modelit 500e, që i ka quajtur 500e Inspired By Beauty dhe 500e Inspired By Music.

Fiat 500 Inspired By Beauty është i lyer me ngjyrë rozë dhe ulëset i ka të veshura me lëkurë bezhë, e i njëjti material është përdorur edhe për “veshjen” e pjesëve tjera të metalta.

Modeli 500e Inspired By Music është i ngjashëm, i lyer me ngjyrë të zezë dhe zërim të kompanisë JBL që ka vendosur shtatë altoparlantë.

Edhe pse nuk ka shumë gjëra që i ndanë këto dy versione të veçanta, të dy janë të pajisur me dritat LED, fshesat me sensorë të shiut dhe fellne 17-inç.

Blerësit mund të llogaritin në ekranin 7-inç dhe një tjetër 10.5 të sistemit infotainment që mbështet Android Auto dhe Apple CarPlay.

Modelet janë të pajisura gjithashtu me sistemet gjysmë-autonome të vozitjes të nivelit të dytë, e pjesë e pakove janë edhe frenimet automatike në situata emergjente si dhe sistemi për paralajmërim të këmbësorëve.

Veturat i vënë lëvizje motori që prodhon 119 kuaj-fuqi që ka një bateri prej 42 kWh. Kjo fuqi motorike është e mjaftueshme që shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë të arrihet për më pak se 9 sekonda, kurse ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 151 km/h. Gjithashtu ka një rreze prej 240 kilometrave.

Bateria mund të mbushet për rreth katër orë e 15 minuta me përdorimin e mbushësit 11 kW. E nëse përdoret mbushësi i shpejtë prej 85 kW DC, bateria mund të mbushet nga 0-80 për qind për vetëm 35 minuta.