TikTok preferon dëbimin në SHBA në vend të shitjes së aplikacionit

Një mbyllje në SHBA do të kishte impakt të kufizuar në biznesin e ByteDance ndërsa ky fundit do të ruante ekskluzivitetin në agoritmin e saj thanë burimet e The Guardian.

ByteDance do të preferonte mbylljen e TikTok në vend të shitjes së tij nëse kompania përballet me një dëbim nga Shtetet e Bashkuara raportoi The Guardian.

Algoritmi mbi të cilin mbështetet TikTok për operacionet e tij janë në zemër të popullaritetit që ka rrjeti social dhe shitja e aplikacionit bashkë me algoritmin do të ishte thuajse e pamundur thanë burime të afërta me çështjen.

Edhe pse është shumë popullore, me më shumë se 1 miliardë përdorues, ende operon me humbje. Kompania mëmë ByteDance do të zgjidhte mbylljen e platformës në vend të shitjes së saj tek një kompani Amerikane.

Një mbyllje në SHBA do të kishte impakt të kufizuar në biznesin e ByteDance ndërsa ky fundit do të ruante ekskluzivitetin në agoritmin e saj thanë burimet e The Guardian.

CEO i TikTok Shou Zi Chew tha ditën e Mërkure se priste që kompania e tij të fitonte një betejë ligjore për bllokimin e ligjit që u nënshkrua ditën e djeshme nga Joe Biden.