Të hash fibra mund të përmirësojë shëndetin, të zgjasë jetën dhe të mbrojë trurin, por shumica e njerëzve ende nuk marrin sasinë e duhur. Ekspertët rekomandojnë një dietë të pasur me drithëra të plota, fruta, bishtajore, arra dhe fara dhe burime të pasura me fibra.
Studimet tregojnë se fibrat stimulojnë mikrobiomën e zorrëve dhe ndikojnë në aksin zorrë-tru, duke ngadalësuar simptomat e rënies kognitive. Profesoresha Karen Scott nga Universiteti i Aberdeens thotë se rritja e fibrave është një nga ndryshimet më të rëndësishme ushqimore për shëndetin e trurit.
Megjithatë, të dhënat janë shqetësuese, pasi në SHBA, 97% e burrave dhe 90% e grave nuk konsumojnë fibra sa duhet, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar mbi 90% e të rriturve nuk arrijnë sasinë e rekomanduar.
Fibra ndihmon edhe në mbajtjen e një peshe të shëndetshme, ul rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të zorrës së trashë. Një dietë me 25-30 gramë fibra në ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë.
Përveç përfitimeve fizike, fibrat ndikojnë edhe në shëndetin mendor. Studime të fundit tregojnë se konsumimi i lartë i fibrave lidhet me një rrezik më të ulët të demencës dhe përmirësim të funksioneve kognitive te të moshuarit. Një trial i kontrolluar tregoi se suplementet prebiotike me fibra mund të përmirësojnë performancën në testet kognitive brenda tre muajve, duke ndikuar pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve.
Ekspertët rekomandojnë shtimin e bishtajoreve, frutave, perimeve, drithërave të plota dhe arrave në dietë. Për ata që kanë vështirësi në gëlltitje, fibra mund të merret edhe si suplement.







