Fillojnë bisedimet mes Lazios dhe Fenerbahces për rikthimin e Vedat Muriqit në Superligën e Turqisë

Fenenrbahce dhe Lazio kanë filluar bisedimet rreth një huazimi të Vedat Muriqit për edicionin e ri.

Skuadra turke që e shiti sulmuesin kosovar te klubi nga Serie A në verën e kaluar, është duke e kërkuar huazimin e tij.

Fenerbahce përfitoi rreth 18 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Kosovës, mirëpo forma e tij te Lazio nuk është e kënaqshme.

Por, skuadra nga liga italiane është e bindur se lojtari me prejardhje nga Prizreni do të rikthehet në më të mirën e tij.

26-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2025 dhe janë të gatshëm që të lejojnë huazimin e tij për një edicion te Fenerbahce.

Në kohën kur luante te skuadra turke, Muriqi arriti që të shënonte 17 gola dhe bëri shtatë asistime, me çka edhe skuadra italiane u aktivizua në transferimin e tij.