Fillon bashkëpunimi i auditorëve kosovarë dhe sauditë

Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka zhvilluar një vizitë bilaterale në Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, përcjell Klan Kosova.

Në këtë takim, Osmani është pritur nga kreu i këtij institucioni dhe zyrtarë tjerë të lartë, ku është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve supreme të auditimit.

Të dy krerët e institucioneve gjatë takimit kanë biseduar edhe për  koordinimin dhe angazhimin e përbashkët për aktivitetet ndërkombëtare me interes të dyanshëm sipas kornizës së planifikuar në kuadër të INTOSAI.

Në këtë takim, Osmani shoqërohej nga Ilir Salihu, zëvendës auditor i përgjithshëm, dhe Vahid Haxhiu, sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.