Fillon mbledhja e dy qeverive, Rama pritet me nderime shtetërore nga Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka arritur në vendin ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive.

Rama është pritur nga kryeministri Albin Kurti, me nderime shtetërore.

Të dy kryeministrat janë përshëndetur me ministrat e dy Qeverive.

Nga Garda Ceremoniale e FSK-së është intonuar himni kombëtar dhe ai i Kosovës.