Fillon numërimi i votave me kusht, pritet që procesi të përfundojë brenda dy ditëve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se janë gjithsej 26 mijë e 819 vota që do të numërohen.

“Ka filluar numërimi i Votave me Kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta.  Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre.  Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.  Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.  Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819”, ka thënë Elezi, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se pret që ky proces të përfundojë brenda dy ditësh.

“Po shpresojmë që procesin e numërimit që ta përfundojmë sa më shpejt që është e mundur dhe po shpresojmë që brenda dy ditëve të përfundojmë numërimin e tyre”, u shpreh ai.