Fillon protesta e shoqërisë civile, “Lumez, ec”

Me numër të vogël të pjesëmarrësve ka filluar protesta/marshi i paralajmëruar i shoqërisë civile, për dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Motoja e protestës është “Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”.Disa pankarta të protestuesve kanë këto mbishkrime: Lumez, ec; 20000 gra të përdhunuara, jo “hajna të pulave”; A vodhën pula 1 milion refugjatë?; Pishpirik; je vetë e të tjera.Aty janë parë edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda.

Nga sheshi “Zahir Pajaziti” marshi i protestuesve do të vazhdojë tek zyra e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.Protesta është organizuar pas dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili ka treguar se ai ishte kërcënuar për shkak se kishte hetuar rastin e fryrjes së listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.Kujtojmë, se protesta e shoqërisë civile pason akuzat e tashmë një ish-prokorori Elez Blakaj për politizim të prokurorisë kosovare. Prokurori i dorëhequr i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje në punën e tij dhe përpjekje për frikësim.