Fillon samiti arab në Bahrein, Rripi i Gazës në krye të agjendës

Sot në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, filloi samiti vjetor arab, me konfliktin në Rripin e Gazës që dominon në agjendën e tij, raporton Anadolu.

Samiti po mbahet në mes të ofensivës vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë më shumë se 35.270 njerëz dhe ka plagosur 79.200 të tjerë që nga 7 tetori.

13 liderë arabë po marrin pjesë në takim, duke përfshirë liderët e Bahreinit, Katarit, Egjiptit, Jordanisë dhe Irakut.

Në takim marrin pjesë edhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe Sheikh Mohammed bin Rashid, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Samiti është i pari që mbahet në Manama.