Finlanda vendi me popullin më të lumtur në botë për të pestin vit radhazi

Për të pestin vit me radhë, Finlanda u rendit si vendi më i lumtur në botë në Raportin e fundit të Lumturisë Botërore, një studim vjetor, i pavarur, i organizuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Të gjitha vendet nordike mbetën renditen në dhjetë vendet e para këtë vit. Renditjet e larta për këtë grup kombesh i atribuoheshin pjesërisht “kohezionit të fortë social, ekuilibrit të shkëlqyer punë-jetë dhe arsimit dhe kujdesit shëndetësor falas”.

Renditja e Raportit Botëror të Lumturisë 2022:

1. Finlanda

2. Danimarka

3. Islanda

4. Zvicra

5. Holanda

6. Luksemburgu

7. Suedia

8. Norvegjia

9. Izraeli

10. Zelanda e Re

Sondazhi Botëror i Gallup u kërkon të anketuarve të vlerësojnë jetën e tyre aktuale në tërësi duke përdorur imazhin mendor të një shkalle, me jetën më të mirë të mundshme për ta si 10 dhe më të keqen e mundshme si 0. Në mënyrë tipike, rreth 1000 përgjigje mblidhen çdo vit për çdo vend. /tiranpost