Flamuri i Kosovës vendoset në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike Tokyo 2020

Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokyo nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Kosova në këtë Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me 11 garues në sporte të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Garuesit nga Kosova do të garojnë në gjashtë sporte: xhudo, mundje, atletikë, boks, not dhe shenjëtari sportive.

Ekipi i Kosovës është akomoduar në Tokyo dhe janë të gatshëm për paraqitje dinjitoze dhe me objektivin që të sjellin ndonjë medalje në vendin tonë.

Flamuri ynë tashmë është duke u valëvitur përkrahë flamujve të shteteve tjera.