Forcat armene vazhdojnë me provokime në kufi me Azerbajxhanin

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se njësitë armene kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit në kufi.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se dje nga ora 18:45 me orën lokale, pozicionet në drejtim të fshatit Parmakbine të provincës Kelbecer janë nën zjarr në intervale të rregullta nga pozicionet armene në fshatin Zarkent të provincës Basargeçer.

Në deklaratë në mes tjerash bëhet e ditur se ushtria armene rreth orës 01:40 me orën lokale kanë hapur zjarr nga fshati Çinarli i Tovuzkales në drejtim të pozicioneve azere në fshatin Agbulak.

Bëhet e ditur se Ushtria e Azerbajxhanit i është përgjigjur këtyre sulmeve. /trt