Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, kolonët izraelitë dhe forcat izraelite kanë kryer sulme dhe shkatërrime të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në zonën Rabi’a, në lindje të Betlehemit, kolonët sulmuan qytetarët palestinezë dhe, sipas burimeve të sigurisë, i detyruan ata të largohen nga toka e tyre nën kërcënimin e armëve.
Ndërkohë, në qytetet Kafr ad-Dik dhe Bruqin, në perëndim të Salfitit, forcat izraelite sulmuan automjetet e qytetarëve dhe thyen xhamat e makinave gjatë bastisjeve që kanë vazhduar për katër ditë me radhë.
Gjithashtu, autoritetet izraelite detyruan një qytetar palestinez të prishë vetë shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Shu’fat, në veri të Jerusalemit Lindor të pushtuar, me arsyetimin se ndërtesa nuk kishte leje ndërtimi. /mesazhi