Forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës në një shkollë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite hodhën një bombë me gaz lotsjellës në një shkollë ku mbanin mësim nxënëset palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite bastisën vendbanimin Karava Beni Hasan në Selfit. Aty disa palestinezëve iu dha një njoftim që i njoftonte se ndërtesat e tyre do të rrënoheshin me pretendimin se janë ndërtuar pa leje në zonën “C”.

Gjatë bastisjes, shpërtheu një incident midis forcave izraelite dhe banorëve vendas.

Në deklaratën nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, vihet re se dhjetëra nxënëse janë rrezikuar të mbyten si pasojë e gjuajtjes së ushtrisë izraelite me gaz lotsjellës në shkollën fillore të vajzave në vendbanimin Karava Beni Hasan.

Për disa muaj, qytete dhe fshatra në Bregun Perëndimor u janë nënshtruar bastisjeve dhe sulmeve intensive nga forcat izraelite, si dhe nga kolonët hebrenj në rajon.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe administratës izraelite në vitin 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet “A”, “B” dhe “C”.

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës A”, e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës, menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës B”, e cila mbulon 21 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës dhe siguria e saj iu dorëzua Izraelit ndërsa administrimi dhe siguria e “Zonës C” iu la Izraelit.