Forcat izraelite shkatërrojnë një shtëpi, plagosin 27 palestinezë

Forcat izraelite, pas shkatërrimit të një shtëpie palestineze në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor, gjatë përleshjeve kanë plagosur 27 palestinezë.

Sot u shkatërrua shtëpia e palestinezit Omer el-Ab, i cili pas rritjes së shkeljeve të Izraelit kundër Al Aksa-së gjatë muajit të kaluar, siç bëhet e ditur kryer sulm me thikë ku humbën jetën 3 kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim.

Një numër i madh të ushtarëve izraelitë, realizuan bastisje në fshatin Kober në afërsi të Ramallahut, ku ndodhej shtëpia e Abd-it. Buldozerët të cilët erdhën së bashku me ushtarët, shkatërruan shtëpinë e familjes së Abd-it. Pas këtij shkatërrimi filluan përleshjet mes forcave izraelite dhe të rinjve në fshat.

Sipas deklaratës së Gjysmë Hënës së Kuqe Palestineze, në incidentet ku ushtria izraelite përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës, u plagosën 27 palestinezë. Në deklaratë bëhet e ditur se 12 persona janë goditur me plumba gome, 13 persona janë ndikuar nga gazi i dendur dhe se 2 persona janë plagosur si rezultat i rrëzimit.

Tre prej të plagosurve janë dërguar nëpër spitale, kurse të tjerët u trajtuan nga ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët ndodheshin në zonë.

Në sulmin me thikë të kryer muajin e kaluar në vendbanimin hebrenj Neve Tsuf humbën jetën 3 kolonë hebrenj, kurse një tjetër ishte plagosur. Palestinezi Omer el-Abd, i cili ka kryer sulmin ishte plagosur nga të shtënat me armët e policëve izraelitë dhe ishte ndaluar. Pas kësaj ushtarët izraelitë mbyllën hyrjen kryesore të fshatit Kober në Abd.

Në lajmet e mediave lokale thuhet se palestinezi këtë sulm e ka realizuar në shenjë reagimi për shkeljet e Izraelit kundër Al Aksa-së.

Në Jerusalemin Lindor ndodhen më shumë se 200 mijë, kurse në Bregun Perëndimor më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj. Sipas të së drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në territorin palestinez vlerësohen si ilegale.

Kolonët fanatikë hebrenj të cilët ndodhen në rajonet nën pushtimin e Izraelit, shpesh ndërmarrin sulme ndaj palestinezëve.