Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar me justifikimin se ai po përpiqej të kryente sulm me thikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale deklaruan se palestinezi i paidentifikuar u qëllua nga ushtarët izraelitë në kryqëzimin Gush Etzion në jug të qytetit të Betlehemit.

Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk është raportuar asnjë i plagosur në mesin e forcave izraelite.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha në një deklaratë se është denoncuar një tentativë për sulm me thikë në kryqëzimin Gush Etzion the se personi i pretenduar “është neutralizuar”.

Organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për kryerjen e ekzekutimeve jashtëgjyqësore kundër palestinezëve, pasi forcat izraelite vazhdojnë shkeljet e tyre kundër palestinezëve, duke cituar shpesh pretendimin e “përpjekjeve për sulm me thikë” ose “përpjekjeve për shtypje me automjet”.