Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez që pretendohet se ishte pas sulmit në Tel Aviv

Raad Fathi Hazem

Sipas pretendimeve, sulmuesi palestinez u identifikua si Raad Fathi Hazem, 28-vjeç, nga kampi i refugjatëve Jenin, pjesa veriore e Bregut Perëndimor të pushtuar

Mediat izraelite cituan Shërbimin e Sigurisë së Përgjithshme izraelite (Shin Bet) të thoshte sot në mëngjes se ata vranë një të ri palestinez që kreu sulmin me armë zjarri në mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Tel Avivit, duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 9 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali zyrtar “Kan” raportoi se i riu palestinez që u vra u izolua brenda një xhamie në qytetin Jaffa, pranë Tel Avivit.

Kanali tregoi se forcat e përbashkëta të Shin Bet dhe policisë u përleshën me të riun palestinez, banor i Bregut Perëndimor përpara se të vritej.

Duke cituar Shin Bet, “Kan” shtoi: “Nga hetimi fillestar u bë e qartë se autori quhet Raad Fathi Hazem, 28-vjeç, ishte nga kampi i refugjatëve Jenin dhe ai nuk kishte më parë asnjë precedentë sigurie dhe nuk i përket asnjë organizate”.

Mbrëmjen e së enjtes, policia izraelite njoftoi vrasjen e 2 izraelitëve dhe plagosjen e 9 të tjerëve, përfshirë ata me plagë të rënda, nga të shtënat në rrugën e frekuentuar Dizenkov në qendër të Tel Avivit.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Naftali Bennett urdhëroi sot kufizimin e lëvizjes për në dhe nga qyteti i Jeninit në Bregun Perëndimor verior, nga erdhi sulmuesi.

“Kryeministri ka urdhëruar që rrethina e terroristit të ekzaminohet dhe të ndërmerren veprimet e duhura kundër kujtdo që e ka ndihmuar ose ka ditur për qëllimin e tij të dhunshëm”, tha zyra e Bennett në një deklaratë.

Deklarata shton se Bennet urdhëroi të mbante të mbyllur kalimin Al-Jalama deri në njoftimin e mëtejshëm, me qëllim që të “kufizohet lëvizja në dhe nga Jenini”.

Kalimi Al-Jalama përdoret për kalimin e njerëzve dhe mallrave midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor të pushtuar. /aa