Forcat turke kryen sulme ajrore ndaj terroristëve në veri të Irakut

Në sulmin ajror të kryer në rajonin Gara në veri të Irakut nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) u shkatërruan pozicionet, strehimoret, armët dhe depot e municioneve të përdorura nga PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Zyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm thuhet se TSK vazhdon të marrë nën objektiv kampet e përdorura nga anëtarët e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Avionët luftarak të Komandës së Forcave Ajrore, dje kryen një sulm ajror ndaj kampeve të PKK-së në rajonin Gara.

Avionët shkatërruan pozicionet, strehimoret, armët dhe depot e municioneve të cilat përdoreshin nga terroristët të cilët u zbuluan se ishin në përgatitje të sulmeve.