Forcat turke shkatërrojnë 41 objektiva të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë shkatërruar 41 objektiva të organizatës terroriste PKK në rajonin Asos në veri të Irakut përmes një operacioni të ndërmarrë mbrëmë, njoftoi Shtatmadhoria e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të shtatmadhorisë, forcat turke mbrëmë kanë organizuar një operacion gjithëpërfshirës ajror kundër PKK-së në Asos në veri të Irakut, duke i dhënë goditje të rëndë organizatës terroriste.

Avionët luftarakë të komandës ajrore turke kanë shkatërruar me sukses gjithsej 41 objektiva, në mesin e të cilave kishte strehimore, bunkerë dhe tunele.

Avionët dhe dronët turq që morën pjesë në operacionin ajror janë kthyer të sigurtë në bazë.