Në sulmet ajrore të forcave të armatosura turke në rajonin Zap në veri të Irakut u shkatërruan bazat e organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se sulmi ajror është kryer mbi bazat e terroristëve të cilët kanë përgatitur sulm ndaj forcave të sigurisë në Zap.
Në operacione u shkatërruan kampe dhe pozicione ushtarake.
Pas misionit të suksesshëm, avionët u kthyen në bazë.