Forcat turke shkatërruan 14 bastione të PKK-së në veri të Irakut

Forcat ajrore turke kanë kryer sulme të ashpra dhe shkatërruar 14 bastione të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se avionët turq kryen sulme mbi strehimore të sapozbuluara, depo armësh dhe bastione të PKK-së në malin Kandil.

Në njoftimin theksohet se tërësisht janë shkatërruar 14 objektiva të qëlluara.

Mali Kandil, Gara, Metina, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap gjenden në veri të Irakut, përgjatë kufirit Irak-Turqi. Bëhet fjalë për një rajon që njihet si djep i lëvizjes terroriste PKK.

Forcat turke zbatojnë luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë, si dhe në veri të Irakut dhe në Siri.