Fotografia unike, zogjtë renditen në formën e lugës

Një fotograf ka mundur të fotografojë një moment mahnitës të natyrës. Një tufë zogj të radhitur në formën e lugës e madje edhe sikur në të ndodhej pak sheqer.

Iluzioni ndodhi gjatë asaj që njihet si ‘murmuritja’, ku tufat e gargujve fluturojnë dhe rrëshqasin në qiell duke formuar trajta të ndryshme. Fotografi, Albert Keshet, arriti të fotografonte edhe çastin e përthyerjes së ‘lugës’.

Fotoja u shkrep në Luginën e Jordanisë veriore ku atij iu desh të priste 5-6 orë teksa vëzhgonte fluturimin e gargujve. /tvklan