Fotoja që pushtoi rrjetet sociale në Bosnjë e rajon: ja kush jemi ne

Një foto ku shfaqet një muslimane mes dy murgeshave dalë në Urën e Vjetër në Mostar, ka pushtuar së fundi rrjetet sociale në Bosnjë, por dhe më tej në rajon.

Në urën i cila njihet si simbol i Mostarit, fotoja e shkrepur përçon një mesazh të qartë, ku respekti dhe toleranca e ndërsjelltë, janë janë një recetë e sigurtë për një të ardhme të paqshme në Bosnjë, një vend i njohur në botë për ndërthurjen e kulturave, dokeve, zakoneve, e praninë e disa besimeve; por që vite më parë u përzhit nga një luftë e tmerrshme me motive nacionale.

Vajza muslimane është Berina Crnišanin nga Novi Pazari, e cila pasi u njoh me dy murgesha italiane, shkroi në Facebook: “Është fakt se si unë ashtu edhe ato veshim atë që na kanë urdhëruar fetë tona: shaminë. Është fakt se sot, sulmohet në çdo hap gruaja muslimane se pse vesh hixhabin, edhe pse këtë “mbulesë” e obligojnë të gjitha fetë monoteiste”, shkruan Berina Crnišanin.

Pra, ajo e ka shfrytëzuar takimin e saj me murgeshat, për të të përcjellë dhe mësazhin tjetër, atë që të të përbashkëtave në lidhje me shaminë, një detaj për të cilat femrat muslimanë janë shënjestuar në disa shoqëri me prirje islamofobe.

“Sot në Mostar takova dy murgesha të cilat me një buzëqeshje në fytyrë më përshëndetën dhe mu drejtuan me disa fjalë. Jo, nuk po ndiheshin të frikësuara nga unë apo hixhabi im, nga besimi im, madje ato ranë dakord për një foto me mua.

Është e qartë se ne nuk jemi ata që sjellin trazira në mesin e njerëzve, nuk jemi ata që krijojnë armiq, nuk jemi shkaktar të racizmit, nacionalizmit … Ne jemi vetëm viktima të kësaj dunjaje të përkohshme.

Prandaj, le të shpërndajmë dashuri, le të tregojmë atë që na ka mësuar profeti Muhamed: të jemi të mirë, të sjellshëm, të buzëqeshur.

Le të jemi të lumtur për diversitetin që na rrethon, le të jemi të lumtur që jemi ne pikërisht ata që mund ta ndryshojnë këtë botë për të mirë”, shkruajti Berina Crnišanin, e cila shfrytëzoi njohjen me murgeshat për mesazhet e saj të bashkëjetesës në një botë të trazuar, edhe për arsye fetare. /Xhamite e Tiranes/