Fotot brenda vendit të izoluar që po kërcënon për luftë botërore

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.
Duke folur nga një resort golfi, ai tha se territori do të jetë shumë i sigurtë, teksa tha se mund të vendosë sanksione të tjera “edhe më të forta” për Korenë e Veriut.
Trump foli dhe me homologun kinez Xi Jinping, i cili indistoi për një zgjidhje paqësore.
Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë “sjelljen e saj të shtuar provokative”. “Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se Presidenti Trump, këtë e them unë”, tha Trump.
Ndërkohë këto foto të ndaluara tregojnë se si është jeta e përditshme e ushtrisë së vendit komunist. Personeli aktiv i ushtrisë është 1.190.000 persona, duke e renditur si ushtrinë e katërt në botë. Vendi ka rreth 5.9 milionë paraushtarakë, duke u renditur i pari në botë.