Kombëtarja e Francës është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
“Gjelat” eliminuan Uruguain në fazën çerekfinale, pasi e mposhtën me rezultat 2-0.
Goli i parë për ekipin e Francës u shënua në pjesën e parë. Në minutën e 40’të shënoi mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane.
Në pjesën e dytë, Uruguai e nisi mjaftë mirë ndeshjen dhe ishte shumë afër ta barazonte rezultatin.
Por, në minutën e 61’të, pas një gabimi trashanik të Fernando Muslera, Griezmann shënoi golin e dytë dhe të fitores për francezët.
Me këtë fitore, Franca siguron gjysmëfinalen në Kupën e Botës. Ndërsa, për kundërshtarin e radhës duhet pres fundin e ndeshjes, Belgjikë – Brazil, që nis nga ora 20:00.