Franca është vendosur sot në gatishmëri për shkak të rreziqeve nga përmbytjet, veçanërisht në jugperëndim të vendit, ndërsa moti i keq po afrohet, transmeton Anadolu.
Shërbimi meteorologjik “Meteo-France” lëshoi alarm të kuq për dy departamente dhe alarm portokalli për 21 të tjera për shkak të përmbytjeve dhe rreziqeve nga shirat e rrëmbyeshëm.
Departamentet Gironde Jugperëndimore dhe Lot-et-Garonne janë në alarm të kuq.
Nivelet e ujit në Paris po rriten ndërsa lumi Sena ka arritur në 3.29 metra që nga mëngjesi, krahasuar me nivelin e tij të zakonshëm midis 1 dhe 2 metrave, sipas transmetuesit BFMTV, i cili citon Bashkinë e Parisit.
Reshje të dendura dëbore me rrezik të lartë orteqesh priten gjithashtu rreth vargmalit të Pirinejeve dhe Alpeve.





