Francë, mobilizohen 40 mijë policë për ndërhyrje ndaj incidenteve

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se 40 mijë policë u mobilizuan për ndërhyrje ndaj ngjarjeve që filluan në vend pasi policia vrau më 27 qershor të riun me emër Nael M. i cili drejtonte një automjet, transmeton Anadolu.

Darmanin në një deklaratë për media në qytetin Mons-en-Baroeul rikujtoi ngjarjet që u shënuan natën në qytete të ndryshme pas vrasjes së adoleshentit me emër Nael M. që drejtonte një automjet. Ai tha se në ngjarjet e shënuara u plagosën 170 efektivë të policisë dhe xhandarmërisë dhe u arrestuan mbi 180 persona.

Ministri francez vuri në dukje se në të gjithë vendin janë mobilizuar 40 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë, nga të cilët 5 mijë në Paris.

“Forcat e sigurisë do të pajisen me mundësitë teknike dhe teknologjike të nevojshme për të luftuar kundër kryengritjeve, për arrestime dhe për të rivendosur rendin”, tha Darmanin i cili i ftoi të gjithë politikanët që t’u bëjnë thirrje qytetarëve për qetësi.

Ngjarja

Më 27 qershor në qytetin Nanterre policia hapi zjarr ndaj një automjeti ku ndodheshin 3 persona dhe vrau drejtuesin e saj 17 vjeçar i cili nuk zbatoi paralajmërimin për “ndalesë”.

Teksa lidhur me ngjarjen filloi një hetim, personat që reaguan ndaj vdekjes së Nael dolën nëpër rrugë në qytete të ndryshme në mbarë vendin.

Si pasojë u shënuan përplasje mes policisë dhe protestuesve të cilët u vendosën flakën automjeteve, koshave të plehrave dhe ndërtesave të ndryshme.